Operohet 15-vjeçari, vëllai i gruas që u vra sot në Ferizaj

Mjeku kujdestar në Spitalin e Ferizajt, Sefedin Fazliu, ka dhënë detaje mbi gjendjen e 15-vjeçarit të plagosur, i cili tashmë është operuar.

Ai tha se 15-vjeçari ka qenë i plagosur në parakrahun e djathtë, ku në radiografi është vërtetuar se i njëjti e ka pasur një plumb në plagë.

“Ortopedi ka intervenuar ku e ka larguar plumbin, i cili i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe pas mobilizimit, pasi ka qenë edhe një frakturë e njërës kockë, është pranuar në repartin e ortopedisë”, tha Fazliu.

Tutje, ai tha se pacienti është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa trajtimin po e vazhdon në repartin e ortopedisë.

Lexo edhe:  Shkrep në drejtim të Policisë pasi s’u ndal pas urdhrit, ky është personi që arrestohet në flagrancë