Operacioni i dyshimtë pas të cilit vdiq mitrovicasi, solli shkarkimin e drejtorit të Kirurgjisë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Rifat Ibrahimaj.

Ndërsa, ka bërë të ditur se ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirugjisë në QKUK tashmë është caktuar Dr. Shpejtim Shurdhiqi, përcjell Jepi zë.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Dr. Rifat Brahimaj.

Ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirugjisë në QKUK është caktuar Dr. Shpejtim Shurdhiqi”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi i tij vjen disa ditë pasi në media u publikua rasti i një 63 vjeçari nga Mitrovica, Esmer Muhaxheri,ndaj të cilit u krye një operacion i rrallë në QKUK. Operacioni i cili fillimisht u shpërnda si sukses, rezultoi me vdekjen e pacientit.

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari që e kërcënoi gazetarin e RTK-së