Operacion në lagjen e “Muhaxherëve”, detajet nga policia

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona të enjten në Prishtinë pasi iu janë gjetur pako me marihuanë.

Sipas njoftimit, Njësi Antidrogë ka kryer një operacion policor në lagjen e “Muhaxherëve”, ku A.B. është ndaluar pasi i janë gjetur dhe konfiskuar mbi 200 gramë marihuanë në veturën e tij dhe në banesë, derisa Sh.I. është intervistuar në rolin e dëshmitarit.

os drogës, të dyshuarit i janë konfiskuar një peshore digjitale, dy pako me foli metalike dhe një telefon.

A.B. është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër drogave dhe krimit të organizuar, duke ndërmarrë masa konkrete për të parandaluar dhe ndëshkuar veprimtaritë ilegale, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të gjithë personat e përfshirë.

Lexo edhe:  Drenicasi që u fut në fushë dhe “shpërtheu” rrjetin: Do shkoj prapë të mërkurën