Operacion kundër dyshimeve për spiunazh në Kosovë: Prokuroria Speciale, IPK dhe AKI në veprim

Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është duke u zhvilluar një operacion i përbashkët në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.

Operacioni mbetet në zhvillim e sipër dhe, për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, autoritetet kanë bërë të ditur se më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të tij, shkruan Jepi zë.

Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Lexo edhe:  Aktorja e filmave për të rritur: Atë punë e bëja për para, mos t’i kërkoj familjes e mos t’i bi në dorë të tjerëve