Olta: Po mendoj që mund ta fitoj “BBVA” edhe pse jam jashtë

Olta Gixhari, u largua vullnetarisht nga “Big Brother VIP Albania” javë më parë.

Ani pse ishte njëra nga pretendentet për ta fituar, ajo vendosi ta ndërpresë garën për shkak të familjes, shkruan lajmi.net.

Por, emri i saj vazhdon e komentohet edhe pas daljes së saj.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe vetë aktorja përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në ‘Twitter’, e të cilin më pas e ka shpërndarë edhe në Instagram.

Olta tha se aq shumë sa po përmendet ajo sa po mendon që do të mund ta fintonte “BBVA” edhe pse është jashtë.

“Realisht po mendoj që mund ta fitoj BBVIP edhe pse jam jashtë. Kaq shumë sa po më përmendin jam e bindur që në finale do kem shanset e mia”, ka shkruar Olta.

Lexo edhe:  Dy mërgimtarë në Austri vodhën pemë e perime, dalin para gjykatës