Olta Gixhari përfundimisht largohet nga “Big Brother VIP Albania”
Olta Gixhari, ka kërkuar që të largohet nga “Big Brother VIP Albania”.
Arsyet e saj ajo i ka treguar në dhomën e rrëfimit.
Pas telefonatës me bashkëshortin duket se aktorja është turbulluar.
Ajo ka shpjeguar që është mërzitur shumë për djalin e saj me të cilin nuk është takuar që tre muaj, prej edhe kur ka nisur ky rrugëtim.
Aktorja tha se kishte zgjedhur të tregohej e fortë dhe pa ndjenja, sepse po të tregohej e vërtetë do të largohej para shumë kohësh.
Ajo tha se ka 100 ditë brenda dhe ajo tashmë e ka fituar “Big Brother-in” e të.
Olta tha se anën e prindërimit e ka folur vetëm me Qetsorin pasi ai është prind dhe e kupton.
Ajo shpërtheu në lot, teksa shprehu se malli për djalin e saj e ka djegur.
Aktorja përfundimisht largohet nga “Big Brother VIP Albania”.