“Olsa më tha …”, Xhuli zbulon prapaskenat pasi u largua nga shtëpia e BBVK-së
Ish-banorja e edicionit të parë të “BBVK”, Xhuliana Nura, u bë mbrëmë për pak kohë pjesë e shtëpisë.
Ajo ishte pjesë e një gare ku banorët do të garonin në grupe se kush përgatit pitet me të mira.
Por, Xhuli u largua pa pritur duke mos dhënë sqarime sa ishte në shtëpi.
Ajo më pas ka dal me një video ku ka treguar se arsyeja e largimit ishte, producentja Olsa Mahmuti.
“Arsyeja pse dola është sepse sipas Olsës që vendos shumë gjera në emision, tha se ke ba shumë reklam bizneseve tua. Sfidën e fitoi Drenusha pasi e kam testuar piten në dhomën e rrëfimit”, tha Xhuli.