Ojq “QIKA” reagon me shqetësim pas anëtarësimit të Gazmend Halilaj në Guxo
Organizata QIKA ka reaguar pas anëtarësimit të Gazmend Halilajt në partinë Guxo. Ai ishte akuzuar për sulmin seksual ndaj një të miture në Drenas.
Nga kjo organizatë kanë shprehur shqetësimin në lidhje me anëtarësimin e tij në një parti politike, i cili ishte i akuzuar për keqpërdorim seksual të një vajze të mitur në Drenas.
Madje, aty theksohet se ai është amnistuar me një fjalor glorifikues, piedestalizues dhe idealizues.
“Kujtojmë se, sipas raportimeve mediatike, Gazmend Halilaj ishte dënuar në shkallë të parë me 2 vite burg për keqpërdorim seksual të një të miture, vendim që u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit dhe më pas u dënua sërish me 4 vite burgim.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet qartazi: “Ekzistojnë prova si ‘screenshot-e’ dhe incizime audio të cilat vërtetojnë dyshimet se Halilaj e ka keqpërdorur detyrën e tij dhe ka shfrytëzuar viktimën.” Më tej thuhet: “I pandehuri Gazmend Halilaj, duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i ka keqpërdorur dhe tejkaluar kompetencat e tij në atë mënyrë që, duke përfituar nga ai rast, është afruar aq shumë me të dëmtuarën, sa që më pas ka filluar ta keqpërdorë seksualisht dhe ta manipulojë, duke e shtyrë që ajo t’i denoncojë persona të tjerë për keqpërdorimet seksuale që ia kishin bërë” – thuhet tutje