Oficerë të FSK-së arrijnë suksese në akademitë ushtarake në botë

Kur jemi në përfundim të vitit FSK-së i shtohen të arritura të shumta në fushën e ngritjes profesionale dhe të karrierës.

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kapiten Dhurim Shemsedini ka përfunduar me sukses trajnimin e karrierës “Company Commander Course” në Republikën e Gjermanisë ku është trajnuar në fushën e udhëheqjes së kompanisë duke u vlerësuar me shërbim shembullor.

Gjithashtu pjesëtarët e FSK-së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami kanë diplomuar me sukses të lartë trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Republikën e Turqisë.

Forca e Sigurisë së Kosovës po ngrit standardet e saj në nivelin e vendeve të NATO-s, duke treguar kështu përkushtimin e secilit pjesëtarë me pjesëmarrjen e tyre në shkollime, edukim e trajnime dhe duke treguar rezultate të larta në secilën fushë ushtarake, për të qenë të ndërveprueshëm me partnerët.

Lexo edhe:  Boshatisja e plazheve për shkak të çmimeve, Edi Rama: Është një mësim për bizneset, vetes ia bëjnë