Ofendoi e shau me fjalë të rënda njerkën, 25-vjeçarja bashkë me babain e saj përfundojnë në Polici

Konfliktet që ndodhin brenda familjeve shpesh herë kapërcejnë muret e shtëpive, duke u dashur kështu intervenimi i organeve të rendit për të zgjidhur telashet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se tashmë kanë nisur hetimet lidhur me një rast të dhunës në familje që dyshohet se ka ndodhur dje në Prishtinë.

Një grua ka denoncuar në Polici bashkëshortin dhe vajzën e tij, me të cilët ka pasur mosmarrëveshje. Sinjali mëson se 25-vjeçarja dyshohet se ka sharë e ofenduar njerkën e saj dhe bashkë me babain i kanë shkaktuar asaj dhunë psikike.

Përballë kësaj situate, 57-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku është intervistuar nga hetuesit policorë në prani të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot