Obiliq: Gruaja e denoncon burrin për dhunë fizike e psikike, kërkon ndihmë nga Policia

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Obiliq, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku i dyshuari e ka sulmuar fizikisht gruan, duke i shkaktuar lëndime, por edhe shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici.

Pas raportimit, Policia është aktivizuar dhe i dyshuari është arrestuar e shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Ky është shoferi i arrestuar që goditi për vdekje ish-ushtarin e UÇK-së në Drenas