“O të vdes unë për ty” – Mevlani ndan moment të ëmbël me vajzën duke dëgjuar këngën e tij

Këngëtari Mevlan Shaba është bërë baba vetëm pak muaj më parë.

Ky rol i ri i ka sjellë shumë gëzim, teksa ai po e shijon çdo moment pranë vajzës së tij, të cilën e ka quajtur Mei.

Mevlani ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit, ku shihet duke dëgjuar këngën e tij së bashku me vajzën.

“O të vdes unë për ty që dëgjon këngën e babit ti,” është shprehur i emocionuar Mevlani.

Lexo edhe:  Linda Halimi hedh bombën tjetër për produksionin: Nuk vendosi publiku, por unë...