Nxori jashtë fëmijët dhe qëlloi me thikë gruan e tij, ky është autori i plagosjes në Korçë
Mbrëmë një ngjarje e rëndë u raportua nga qyteti i Korçës, ku 46-vjeçari, Aleko Myrtollari plagosi rëndë më thikë gruan e tij, Manjola Myrtollari, 38-vjeç dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se çifti jetonte me qira, ndërsa kishin më shumë se një muaj që ishin zhvendosur nga Tirana për të jetuar në Korçë.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, thuhet se çifti ka pasur probleme prej kohësh, raporton abcnews.al.
Bashkëshorti ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj Manjola Myrtollarit.
Në banesë në ato momente kanë qenë edhe fëmijët, por autori më parë i ka nxjerrë ata jashtë dhe më pas ka qëlluar disa herë bashkëshorten. Ka qenë vajza 16-vjeçare ajo që më pas është futur brenda dhe ka parë nënën e saj të plagosur dhe ka njoftuar policinë.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi Aleko Myrtollari., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Marjola Myrtollari., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit Aleko Myrtollari., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.