KEK: Nuk do të ketë reduktime

E plotësuar – KEK Njoftim:

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore.

Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike.

Gjithë t’mirat,
Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete
Korporata Energjetike e Kosovës

***

Kriza energjetike në Kosovë duket se nuk do të marrë fund për një kohë të gjatë. Pas stabilizimit të përkohshëm me furnizim, pas mesnatës së sotme, saktësisht në orën 00:00, do të nxirret nga funksioni edhe blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”.

Demokracia.com ka mësuar se me ndaljen e punës së këtij blloku, Termocentrali “Kosova A” nuk do ta ketë në funksion asnjë njësi.

Ndalja e punës së bllokut A3 po bëhet për shkak të një rrjedhje dhe pas mesnatës së sotme janë planifikuar edhe reduktime në shumicën e komunave të Kosovës, por kjo po vazhdon të mbahet fshehur nga ana e KEK-ut.

KEK-u ende nuk ka folur mbi këtë çështje.

Lexo edhe:  Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë