Nxirret në sipërfaqe BMW me targa të Kosovës – Konfirmohen 2 trupa njerëzish brenda

Vetura e nxjerrë nga ujërat e lumit Lepenc është BMW me targa të Kosovës, informon Klan Macedonia.

Siç informon gazetari i KlanM, Furkan Saliu, brenda automjetit duken dy trupa njerëzish.

“Nga këtu shoh dy trupa njerëzish”, tha Saliu në edicionin e lajmeve.

Nga policia njofuan se me urdhër të prokurorisë është arrestuar shoferi 64 vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se ka përplasur me veturën e tij automjetin me të cilën udhëtonin familja nga Kosova. Ndërsa nga prokuroria kanë dhënë versionin  fillestar se si mund të ketë ndodhur aksidenti.

“Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur vetura Volkswagen Touran me targa maqedonase ka tejkaluar një kolonë veturash. Në momentin kur ka arritur paralelisht me një veturë BMW me targa kosovare që lëvizte në të njëjtën kolonë, dy automjetet janë afruar dhe janë përplasur anash, pas së cilës vetura kosovare me katër pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në lumin Lepenc”, thonë Prokuroria.

Aksioni vazhdon në mënyrë të koordinuar mes pjesëtarëve nga MPB dhe Armata e Maqedonisë dhe FSK-ja, bashkë me vullnetarë të tjerë.

Lexo edhe:  Rrahje brutale në Prizren, bëhen "kërrsh" - 9 persona lidhen nga Policia