Nxirren minatorët e ngujuar në Trepçë për 15 orë, mësohet gjendja e tyre

40 minatorë kishin mbetur të ngujuar që nga mbrëmë në Minierën e Trepçës, saktësisht në horizontin 11 e që është rreth 900 metra nën tokë.

Por për fat të mirë tashmë shumë prej tyre kanë arritur që të dalin nga ajo hapësirë.

I kontaktuar nga lajmi.net, kryetari i Sindikatës së minatorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi ka konfirmuar se edhe pesë personat e fundit veçse janë duke dalë nga aty.

“Kanë dalë të gjithë thuajse, janë edhe pesë persona të fundit të cilët veçse janë duke dalë jashtë edhe ata”, tha Jonuzi.

Po ashtu ai theksoi se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Janë në gjendje të mirë shëndetësore, nuk kanë diçka. Përpos shqetësimeve dhe lodhjes për shkak të qëndrimit të gjatë në atë hapësirë ku ishin ngujuar”,tha ai.

Ai gjithashtu njoftoi se minatorët kanë qëndruar të ngujuar për rreth 18 orë.

Ndryshe siç është thënë sot gjatë ditës shkaku i gjithë kësaj ishin problemet me rrymë, ku minatorët e ndërrimit të natës të cilët kanë filluar punën në ora 00:00 kanë mbetur të ngujuar deri në këto orë.

Lexo edhe:  Beqaj i PDK-së: Nuk mund ta rrëzojmë Kurtin