Nxënësja 16-vjeçare kërkon ndihmën e Policisë, ish i dashuri po e shqetëson te shkolla në Fushë Kosovë
Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur sot në një shkollë fillore në Fushë Kosovë, ku një 16-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte ballafaquar me ish të dashurin e saj, që i kishte shkuar te shkolla.
Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur paradite, kur i dyshuari 18-vjeçar B.H., kishte shkuar në oborrin e shkollës, duke i kërkuar viktimës që të bisedojnë me patjetër për lidhjen mes tyre.
Kjo situatë e ka shqetësuar nxënësen e cila menjëherë e ka telefonuar Policinë, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar dy palët.
Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë versionet e tyre në lidhje me ngjarjen.
Pas përfundimit të intervistimit, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes me urdhër të Prokurorit dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “Sulm”.