Nxënësi nga Vushtrria krijon një robot, ia prezanton kryetarit
Enis Kasumi, nxënës nga Vushtrria, ka krijuar një robot të quajtur “Einstein”, i cili jep përgjigje për jetën dhe veprimtarinë e fizikanit Albert Einstein.
Nxënësin e ka pritur sot në zyrën e tij, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Idrizi e ka prezantuar Enisin si shembull të nxënësit të përkushtuar, i cili ka krijuar edhe një aplikacion, si dhe web-sajte të ndryshme.
Postimi i plotë
Ky është roboti i quajtur “Einstein”, e që funksion kryesor ka të jap përgjigje rreth jetës dhe veprimtarisë së Albert Einstein.
Krijuesi i këtij roboti është nxënësi Enis Kasumi, që është shembull i nxënësit të përkushtuar që talentin e tij e shfrytëzon çdo ditë.
Përveç këtij roboti, Enisi ka krijuar edhe aplikacionin “Trilog”, një rrjet social i pajisur me të gjitha Licencat nga Amerika. Gjithashtu, është krijues edhe i shumë ëebsajteve të ndryshme.
Ishte kënaqësi të bisedoja me Enisin, të cilit do t’i qëndrojmë afër si komunë për të arritur suksese të tjera.