Nxehtësi e madhe, ky është parashikimi i motit për sot

Sot na pret mot stabil dhe shumë i nxehtë, megjithatë stuhi dhe shtrëngata të fuqishme parashihet të ndodhin në pjesën veriore të Gadishullit.

Frontet e ftohta nga Evropa qendrore do të arrijnë të depërtojnë në Ballkan duke shkaktuar destabilizim intensiv të atmosferës.

Në këto çaste atmosfera është e destabilizuar në shumë pjesë të Zvicrës, Italinë veriore, Austri etj.

E para që do goditet furishëm nga shtrëngata potencialisht të fuqishme do të jetë Sllovenia, pastaj pjesë të Kroacisë, Bosnjës dhe Serbisë. Fronti do të vijë në pjesët qendrore të Serbisë, pastaj parashihet të humbë vetitë e tij duke mos arritur në territoret tona.

Stuhi të fuqishme priten edhe në Hungari, ndërsa stuhi potente parashihen në Slloveni, Kroaci, pjesë të Bosnjës dhe Serbisë, veçanërisht Vojvodina pritet të goditet nga stuhi “superqelizore”.

Edhe një herë theksojmë se territoret tona nuk do të preken nga këto stuhi të forta për shkak të anticiklonit stabil. Nuk përjashtohet tërësisht mundësia që të ketë ndonjë zhvillim të ndonjë stuhie të izoluar, por kjo vështirë që mund të ndodhë dhe modelet nuk japin fare gjasa, por nganjëherë atmosfera mund të na surprizoi./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Eksperti i sigurisë paralajmëron trazira nëse Vuçiq lejohet të hyjë Kosovë