Nusja bëhet pikë e pesë me familjen e burrit në Podujevë për 20 euro, përfundojnë në Polici

Rastet e dhunës në familje janë në rritje çdo ditë e më shumë. Zakonisht viktima janë gratë, të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike jo vetëm nga bashkëshortët, por edhe nga pjesëtarët tjerë të familjes.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur sot në një familje në Shtedim të Podujevës, ku një 20-vjeçare e ka denoncuar në Polici bashkëshortin dhe vjehrrin e saj.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima ka deklaruar në Polici se burri bashkë me vjehrrin e saj e kanë keqtrajtuar, duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj dhe për pasojë i kanë shkaktuar shqetësim të madh.

Si rezultat i raportimit, Policia është aktivizuar dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira, për të dëshmuar në lidhje me rastin. Bazuar në deklaratat e tyre del të jetë se motiv i konfliktit ka qenë një mosmarrëveshje për 20 euro, por që kanë mohuar kategorikisht të kenë ushtruar dhunë.

Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj dy të dyshuarve kanë nisur hetimet për dhunë në familje.

Lexo edhe:  “Po plakesh”, Bledi Mane shpërthen ndaj Bleros ia përmend edhe ish bashkëshortet