Nuredin Lushtaku viziton në Llaushë Gani Gecin

Ish nënkryetari i komunës së Skenderajt, njëherësh edhe përfaqësues i subjektit politik “Ideal për Skenderajn” Nuredin Lushtaku ka vizituar Gani Gecin, pasi ky i fundit ka përfunduar vuajten e dënimit me rastin e vrasjes së Ruzhdi Shaqirit.

Nuredin Lushtaku në këtë takim shoqërohej nga asambleistë dhe bashkëpuntorë të listës Ideal, subjekt i krijuar nga Bekim Jashari para zgjedhjeve lokale të vitit 2021.

Duket që raportet e Nuredin Lushtakut dhe Gani Gecit janë shumë të mira pavarësisht bindjeve të ndryshme politike në të kaluarën.

A është ky takim një shenjë e afërsisë së tyre politike mbetet të shihet

Lexo edhe:  Publikohet momenti kur autori vret një person e pastaj vetën në Korçë