Numërohen 92.73 i votave të kandidatëve për deputetë, Bedri Hamza merr më shumë se 150 mijë vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave të kandidatëve për deputetë, pasi janë numëruar 92.73% i tyre.
Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të mbledh 22.03% të votave, ndërsa si më i votuari radhitet kandidati për kryeministër nga kjo parti Bedri Hamza.

Hamza sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, ka mbledhur gjithsej 150 mijë e 294 vota. Pas tij, si më i votuari është kreu i PDK-së, Memli Krasniqi me 85 mijë e 293 vota.

I treti për nga votat, radhitet ish Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili me plot 37 mijë e 17 vota.

Pas tre të parëve vjen Vlora Çitaku, Sala Jashari, Enver Hoxhaj, Përparim Gruda, Jakup Nura, Ganimete Musliu e të tjerët me radhë.

PDK ka dal e dyta në këto zgjedhje duke e pasuar Lëvizjen Vetëvendosje e cila ka mbledhur 40.8% e votave.

Lexo edhe:  Instagram dhe Facebook me pagesë brenda muajit, njofton Meta