Numërimi po shkon drejt fundit, këto janë rezultatet e 90.37 për qind të votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga numërimi i 90.37 për qind të votave të mërgatës nga votimi përmes postës, të proceduara nga 169 kuti prej 187 sa janë gjithsej.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.70 për qind e votave apo 28 mijë e 593 vota.

E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 30.15 për qind e votave apo 16 mijë e 673 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 9.52 për qind apo 5 mijë e 266 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e katërta me 3.09 për qind e votave apo 1 mijë e 707 vota.

Lexo edhe:  Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë