Numër i madh i faqeve online për shit-blerje në Kosovë, në njërën prej tyre shiten edhe plumba për armë

Numri i faqeve të ndryshme që shesin gjëra online në Kosovë është tejet i madh.

Shumë prej tyre adresojnë te klienti produktin e kërkuar, e shumë të tjera i ballafaqojnë ata me mashtrim.

Por, këto faqe të cilave shumicën e herëve nuk iu dihet identiteti i menaxherëve, po dinë të jenë edhe goxha shqetësuese.

Faqja online “Shes-blej gjithqka ne krejt KOSOVEN”, së fundmi ka bërë një shpallje për shitje, ku në postimin e menaxhuar nga llogaria me emrin Arta Zeneli, bëhet e ditur se përdoruesit e armës ‘plaslivec 9mm’ mund të gjejnë plumba për të në këtë faqe.


Kjo faqe online sipas një fotografie në kopërtinën e saj gjendet në Prishtinë, ndërsa shit-blerjet shtrihen në tërë territorin.

Ka rreth 25 mijë anëtarë, të cilët pothuajse çdo ditë informohen për produktet, apo shpallin vetë produkte për shitje.

Lexo edhe:  Kërcet grushti mes taksistëve në Veternik, i dyshuari i hodhi sprej në fytyrë 36-vjeçarit