Nuk u paraqit në punë që nga 1 prilli, “Trepça” shkëputë kontratën edhe me një punëtor

Ndërmarrja publike “Trepça’” ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhënien e punës edhe për një punëtor.

Sipas njoftimit, B.B. ka qenë recidivist i shkeljeve të detyrave të punës dhe i njëjti s’është paraqitur në punë që nga 1 prilli i këtij viti.

“Me datën 29.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. B.B. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:4651 e dt. 26.8.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për arsye se i njëjti nuk është paraqitur në punë që nga data 01.4.2024 si dhe po ashtu i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të detyrave të punës. Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4733 të dt. 29.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për B.B.”, njofton “Trepça”./Arbresh.info

Lexo edhe:  Pesë muaj burgim dhe dëbim nga Kosova për 5 vjet personit që fyeu UÇK-në