Nuk pagoi 500 euro gjobë, kosovari ndalohet në Aeroport dhe dërgohet në burg
Një person është ndaluar në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi rezultonte në “Stop listë” për shkak të një gjobe të papaguar.
Bëhet fjalë për Y. A rreth 32 vjeç nga Lagjja Marigona, i cili është ndaluar më 8 prill 2026, rreth orës 23:30.
Sipas burimeve të Sinjalit, ai nuk kishte paguar një gjobë prej 500 euro, për çka Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur që dënimi të zëvendësohet me 25 ditë burgim.

