“Nuk munda ta duroja”- Zbardhet dëshmia e autorit që masakroi kunatën me sëpatë

Është zbardhur dëshmia e Tefik Tashit, i cili vrau kunatën një ditë më parë ne sëpatë në fshatin Kusarth në Elbasan.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se para grupit hetimor ai ka deklaruar se e vrau kunatën e tij Alma Qevanin, pasi ajo kishte ditë që nuk e lejonte bashkëshorten e autorit që të shkonte në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin.

Kjo dyshohet se ka qenë nisja e konfliktit që përfundoi tragjikisht.

Gjithashtu para grupit hetimor Tefik Tashi ka pohuar se kunata e tij Alma e ofendonte kohët e fundit.

‘Kishte kohë që më ofendonte, nuk munda ta duroj dot ma thoshte sa herë madje edhe në prani të familjarëve’- mësohet të këtë thënë ai.

Lexo edhe:  Linjat e autobusëve bëhen shkak i një konflikti mes disa personave në Prizren, ndërhyn Policia dhe ndalon tre persona