“Nuk marrim pjesë”, VV injoron seancën e jashtëzakonshme për ushqimin e ushtarëve të FSK-së

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet problemi i furnizimit me ushqim për ushtarët e FSK-së.

Para nisjes së kësaj seance, grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media.

Aty u bë sqarimi i pozicionit të mazhorancës lidhur me këtë çështje.

Kështu ka thënë deputeti Enver Dugolli.

Për këtë ai dha edhe arsyet.

“Tentimi për të diktuar apo shantazhuar grupin tonë parlamentar për shkarkimin e zonjës Mimoza Kusari- Lila si shefe e grupit parlamentar si kompensim i pjesëmarrjes në seanca dhe votimeve në këtë legjislaturë, është absurd, për të cilin ne nuk e pranojmë. Ne as nuk përzihemi se kë e votojnë ata për shefa grupeve parlamentare të tyre e aq më pak të pranojmë kushtëzime të tilla për shefen e Grupit tonë Parlamentar. Si rrjedhojë ne nuk marrim pjesë në asnjë lloj seancë apo iniciative që vie nga ana e tyre derisa ata nuk reflektojnë dhe të shmangin këtë formë imponimi i cili nuk kalon”, tha ai para mediave, njofton Klankosova.tv

“Në fillim të tetorit me kërkesën e bërë nga opozita, në mënyrë unanime ëprkrahëm kërkesën e tyre për të ftuar ministrin Ejup Maqedonci në raportim. Me shumë se tri orë diskutuam dhe ministri iu përgjigj të gjitha pretendimeve dhe shqetësimeve të ngritura nga opozita rreth çështjes së ushqimit dhe temave tjera në dy seanca. Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme nga opozita është vazhdimësi e një serie të dezinformatave që synon tash e disa ditë ta keqinformojë qytetarin. Kjo po bëhet me qëllim që ta dobësojë rolin e FSK-së që këto katër vitet e fundit ka bërë një progres të jashtëzakonshëm”, ka thënë a

Lexo edhe:  Nisma e Deçanit për largimin nga islami hapet edhe në Shqipëri, e mbajnë një takim: Zoti i bekoftë shqiptarët