“Nuk kemi pasur armik, nuk e njohim dorasin” – Flet axha i 19-vjeçarit të vrarë mbrëmë në Vushtrri

Nysret Zymberi, axha i 19-vjeçarit Ardit Zymeri, i cili u vra mbrëmë në Vushtrri, ka deklaruar se familja  e tyre ende nuk kanë marrë ndonjë informatë zyrtare, dhe nuk e dinë ende se si ka ndodhur rasti tragjik.

Zymeri në një deklaratë para mediave tha se nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me askënd, dhe dorasin e kësaj vepre të rëndë, nuk e njeh.

“Arditi ka qenë djali i vëllait tim. Ende nuk kemi marrë informata zyrtare dhe nuk e dimë si ka ndodhur. Nuk kemi pasur ndonjë mosmarrëveshje me askënd. Nuk kemi pasur asnjë fjalë të keqe me njerëz të gjallë, dhe nuk e kemi pritur që diçka e tillë mund të ndodhte. As nuk e kemi ditur që mund të kishim ndonjë armik. Nuk e njohim dorasin dhe as tani nuk e njohim. Informatën e morëm mbrëmë, dhe kemi tre fëmijë të tjerë, një vajzë dhe dy djem,” tha Nysreti.

I dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit, Bleron Dibrani, pas arrestimit, e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet.

Lexo edhe:  Mungesë e rrymës nëpër këto vende