Nuk e zbatoi lojën e “Vëllait të Madh”, Luizi dërgohet në nominim

Banorët e “BBVA”, janë duke zbatuar sfidën e litarit. Ata janë të ndarë në dy grupe të lidhur me litarë për 24 orë.

Luizi është banori i parë që vendosi që të hiqte litarin gjatë lojës me litar.

Duke qenë se i pari që heq litarin i jep avantazh një tjetri të grupit të tij, këngëtari vendosi që të rrezikonte, edhe pse del automatikisht në nominim.

Edhe pse nuk e di se kujt do i bie ky avantazh, Luizi u shpreh se ja vlen që të rrezikojë dhe menjëherë e hoqi litarin, ndërsa pjesëtarët e grupin e nisën lojën.

Lexo edhe:  Albërie Hadërgjonaj: Ish-bashkëshortin nuk doja ta shikoja me sy