“Nuk e ka nguc kërkon, po kërkush s’ka guxu me nguc”, shoku i Adem Jasharit rrëfen fillet e luftës në Kosovë
Nga historitë e luftës, padyshim se ato që u interesojnë më shumti brezave të rinj janë mbi sakrificën sublime të familjes Jashari e komandantit Adem.
Lidhur me këtë, një ekip i lajmit ka qëndruar për vizitë te njëri prej shokëve të tij të ngushtë, Qazim Xani.
Xani për mikrofonat tanë ka rrëfyer shumëçka nga jeta e tij e përbashkët me legjendën, ndërsa tregoi edhe detaje interesante.
“Nuk e ka nguc kurrkë, po kurrkush s’ka guxu me nguc”, rrëfen me plot ëndje Xani, që mes intervistash shkoqiti edhe momentet më të freskëta.