Novak Djokovic goditet me shishe në kokë, mënyra se si ndodhi bëhet virale në rrjet

Tenisti serb, Novak Djokovic është goditur nga një shishe uji dhe është bërë shumë e madhe në mediat botërore duke e cilësuar si sulm ndaj tij.

Megjithatë pamjet e fundit tregojnë se si ndodhi kjo ngjarje pa paramendim.

Një tifoz ishte duke kërkuar nënshkrimin e Djokovicit, kurse në qantën e tij kishte shishen me ujë – në momentin kur ai po tentonte t’i merrte një firmosje ish-numrit një të botës, shisha i rrëshiti nga qanta dhe ra në kokën e sportisti.

Djokovic arriti fitore 2:0 në sete ndaj francezit, Moutet në turneun që po zhvillohet në qytetin e Romës.

Lexo edhe:  Dyshohet për vjedhje të rëndë në depon e ‘Viva Fresh’ në Prishtinë, bie në pranga 67-vjeçari