Noizy reagon pas arrestimit në Zvicër: Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër

Reperi Noizy ka reaguar pas arrestimit të tij të shtunën e kaluar (5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut.

Në profilin e tij në rrjetet sociale, ai ka sqaruar se gjithçka ka qenë një keqkuptim dhe se është kthyer tashmë.

“Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore.

Tani gjithçka është pas krahëve. Jam sërish me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. MAMA JA DOLA”, shkroi ai.

Lexo edhe:  Paralajmërohet ndryshim temperaturash, stuhi shiu, rrebeshe me bubullima e erëra