“N’kohë t’Thaçit u kanë një euro”- Aktorit kosovar i kushton një hamburger 4,50 euro
Jeton Zogiani, aktori i njohur shqiptar, ka publikuar një faturë “marramendëse”.
Zogiani e ka shpërndarë në ‘Facebook’ këtë faturë, duke thënë se një hamburger atij i ka kushtuar 4,50 euro, shkruan Insajderi.
Ai me shaka është shprehur se në kohën e Hashim Thaçit hamburgeri ishte një euro.
Postimi i plotë:
Me Albin Diteziun, 4.49 euro nje hamburger!
N’kohe t’Hashim u kane 1 euro, edhe kogja qitshim kajde, nau doke shtrejte.