Njihuni me burrin që u kthye në grua
Tashmë ndryshimi i gjinisë nuk është më një tabu. Ajo di në çdo moment se si të tërheqë vëmendjen e publikut me veshjet e saj të guximshme. Është fjala për Jessica Alves, e cila këtë të enjte ka kthyer gjithë sytë nga vetja, teksa u shfaq rrugëve të Londrës.
39-vjeçarja mbante veshur një fustan shumë të shkurtër, të bardhë dhe i zbukuruar me diamante. Edhe pse ishte i shkurtër, fustani kishte një të çarë mjaft të madhe nga njëra këmbë.
Veshja që shkëlqente e tëra ishte me mëngë të gjata si dhe qafë të lartë. Gjithashtu kishte edhe disa detaje me pupla. Jessica i shtoi pamjes një palë geta nudo, të kombinuara me taka të bardha me majë dhe një çantë dore të “Lady Dior” – e cila shitet për më shumë se 4000 paund.
Ndërkohë burri që prej disa vitesh është kthyer në grua, zgjodhi një pamje voluminoze ku flokët i mbante kaçurrela nga njëra anë. Jo vetëm kaq, pasi 39-vjeçarja kishte edhe një make-up të guximshëm.