Njëzet ushtarë të Gardës Kombëtare të Iowa-s zbarkojnë në Kosovë

Familjarë dhe miq, së bashku me liderët vendorë dhe shtetërorë në SHBA, u përshëndeten me afërsisht 20 ushtarë nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, të cilët do të vendosen në Kosovë.

“Ata do të ofrojnë mbështetje për ligjin dhe rendin për forcat e SHBA-së dhe NATO-s gjatë operacioneve të vazhdueshme paqeruajtëse ndërkombëtare”, thuhet në postimin e Komandës kryesore të 734-të RSG që është vartëse në Gardën Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s, postim të cilën e ka shpërndarë edhe Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Kujtojmë se një kontingjent tjetër i përbërë nga 33 ushtarë të Gardës Kombëtare të Iowa-s, janë vendosur në Kosovë nga Waterloo edhe në dhjetor të vitit të kaluar.

Cili është misioni paqeruajtës në Kosovë?

Misioni paqeruajtës në Kosovë nën kujdesin e NATO-s filloi pas një lufte brutale të Serbisë në vitin 1998 dhe 1999 që çoi në pavarësinë e Kosovës. Dislokimet e Gardës Kombëtare të Iowa-s atje filluan në vitin 2003 dhe në vitin 2011, Iowa dhe Forca e Sigurisë së Kosovës iu bashkuan Programit të Partneritetit Shtetëror. I zhvilluar gjatë Luftës së Ftohtë, programi vendosi lidhje diplomatike midis njësive të Gardës Kombëtare dhe ushtrive të huaja.

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë vizituar kampin Dodge në Johnston, selinë e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Kosova ka një konsullatë në Des Moines. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vizitoi Camp Dodge gjatë një udhëtimi në Iowa në tetor të vitit që lamë pas.

Lexo edhe:  SHBA dhe Gjermania dërgojnë trupa shtesë në Kosovë