Njësitë Speciale vendosen në rrugën e fshatrave Bistricë e Cerajë, shumë afër Leposaviqit
Pjesëtarët e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, të njohur si ROSU, janë vendosur në urën e Bistricës në rrugën kryesore që shpie nga Mitovica në Leposaviq.
Forcat speciale të ROSU-së arritën atje me pesë autoblinda.
Kosovo Online raporton se serbët lokalë “kanë frikë” se këtu mund të vendoset një pikë kontrolli, apo ndoshta mund të jetë paralajmërimi i largimit të barrikadave,
Ura e Bistricës gjendet në rrugën kryesore Mitrovicë-Rashkë, jo shumë larg kthesës në drejtim të Leposaviqit dhe pikës kufitare në Jarinje.
Janë bërë 12 ditë që serbët kanë vendosur barrikada në rrugë për shkak të arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës nga Mitrovica Veriore, Dejan Pantiq.