Njësia Speciale vendoset afër stacionit policor në veri të Mitrovicës

Njësia Speciale e Kosovës është vendosur në afërsi te stacionit të policisë në veri të Mitrovicës, pas thirrjeve nga qytetarët serbë për të dal në protesta masive.

Një grup i qytetarëve të mërkurën paradite kanë protestuar para stacionin policor në veri të Mitrovicës, të cilët kanë kërkuar lirimin e katër serbëve të arrestuar një ditë më parë.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër personat janë arrestuar për shkak se kanë sulmuar pjesëtarë të policisë.

Lexo edhe:  26 vjet nga rënia e Ismet Jasharit