Njësia Speciale arrin në Ferizaj, pas plagosjes së 2 personave në Shtërpcë
Më herët u raportua se Njësia Speciale është noisur drejt Shtërpcës, pas plagosjes së dy serbëve atje.
Ndërkohë, Indeksonline raporton se në stacionin policor të Ferizajt tashmë kanë arritur autoblindat e Njësisë Speciale.
Në Shtërpcë, sot u plagosën dy të rinj, një 11 dhe një 21 vjeçar, të komunitetit serb.
Deri më tani, policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet të ketë shtënë me armë drejt viktimave, gjatë kohës sa po ngiste automjetin.