“Njeri pa karakter, pa identitet”, Kristi i ashpër në debatin me Efin

Një lojë e re e dhënë nga “Vëllai i Madh” ka nxitur te krijohen debate të tjera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Banorët u përcaktuan që të zgjedhin “Qeverinë e Big Brother” dhe kjo ka bërë që të përcaktohen disa rregulla që duhej respektuar.

Por, kjo ka bërë që në ngjallen diskutime të shumta dhe një i tillë ndodhi në mes të Kristi dhe Efit.

Kristi u acarua shumë me veprimet e Efit, e cila i hodhi vezë në kokë dhe kjo bëri që dyshja të përfshihen në një debat të ashpër.

Kristi i tha asaj se është njeri pa karakter, që erdhi i hodhi vezët në kokë, aq më tepër në një kohë kur ai nuk e priste një gjë të tillë.

“Je njeri pa karakter, njeri pa pikën e identetit, kështu janë i gjithë grupi i saj”, u shpreh Krisit.

Efi nga an tjetër zgjodhi ta injoronte dhe i tha mos të bëjë zhurmë me diskutime të tilla.

Luizi ndërkohë tentoi ta mbrojte Efin dhe u shpreh se veprimi i saj ishte për t’i treguar Kristit që në shtëpi ka ligje dhe shtet.

Ndryshe, kujtojmë që i eliminuari i fundit nga BBVA ishte Ronaldo Shakra, i cili rihyri në shtëpinë e famshme, por që ky rrugëtimi i tij përfundoi shpejt.

Tre banorët e tjera që u rifutën Efi, Kiara dhe Bledi po e vazhdojnë garën për finale

Lexo edhe:  Nis ndërtimi i memorialit të daljes publike të UÇK-së në Llaushë