Njëri nga të arrestuarit për fajde në Gjilan ekspozonte foto të veturave luksoze, foto me Kurtin e Osmanin

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas operacionit të djeshëm në rajonin e Pejës dhe Prishtinës, sot ka vazhduar me aksionin e radhës në tri lokacione të ndryshme të rajonit të Gjilanit. Sinjali raportoi ekskluzivisht se personi kryesor që ishte cak i aksionit është Albert Rexhepi – që njihet si ‘Albert Malisheva’, i cili është futur në kërkim, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar.

Njëri prej tyre është edhe Mefail Shkodra, që tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

I dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, Shkodra në disa fotografi të publikuara në Facebook është parë nën shoqërimin e figurave politike me ndikim të madh në Kosovë.

Ai është fotografuar me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.

Lexo edhe:  E rëndë: Djali gjen babain pa shenja jete në lokalin e tij në Prizren