“Njeri më i mirë…”, Mozzik nuk lë fjalë të mirë pa thënë për Dafinën

Reperi nga Ferizaj, Mozzik, nesër do të sjellë bashkëpunimin e tij të parë me Dafina Zeqirin.

Para publikimit të këngës, reperi ka folur për këngëtaren dhe për këtë bashkëpunim.

Mozzik tha se ka punuar me shumë emra në estradë, por Dafinën e veçon si artisten më të mirë.

Edhe e mendova a me shkru a jo, po po shkruaj. Më kë ra më punu me shumë emra në estradën tonë. E jashtë, ndërkombëtar. Por nuk kam qare pa e cek se je më e mira”, u shpreh ai.

Është njeriu më i mirë që e kam takuar këtë vit. E mos të flas që është edhe njeriu më i mirë që kam bashkëpunuar ndonjëherë me të. Komplet energji, talent, pa urrejtje, asnjëherë nuk e dëgjova duke folur keq për dikë. Zemrën e mirë, punën e pastër, qëllimin e qartë. E dashur, e respektueshme. Ti je shembulli më i mirë çka mundet me bo një femër”, tha tutje Mozzik.

Lexo edhe:  U shfaq në gjendje të rënduar, Fjolla Morinën e mbyllin në spital