Njerëz të maskuar në veri, eksperti i sigurisë paralajmëron se “mund të ketë akte terroriste”

Njerëz të maskuar shihen në turmat e serbëve në veri të vendit. Instituti Octopus ka fotografuar disa nga ta, derisa ka hedhur shqetësime se mesin e këtyre strukturave ilegale dhe kriminale mund të ketë njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste.

“Struktura ilegale dhe kriminale – njerëz të maskuar në protestat në veri. Instituti OCTOPUS shpreh shqetësimin se, në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste!”, ka shkruar eksperti i sigurisë, Agim Musliu.

Siç ka thënë ai, bashkëpunëtorët e Institutit Octopus, kanë thënë se, protestuesit në terren janë duke u udhëhequr nga ish-policët e dorëhequr serbë të Policisë së Kosovës dhe anëtarë të strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”.

“Përgjegjës për pjesën e ish-policëve është Aleksandar Filipoviq, ndërsa përgjegjës për pjesën e të ashtuquajturës ‘Mbrojtja Civile’ është Milun Milenkoviq ‘Lune’”, ka shtuar ai.

 

Lexo edhe:  Ndalohen dy vetura me targa serbe në kufi në Gjilan, konfiskohen rreth 65 arka me pije alkoolike