Një veturë përplas një këmbësore në Prishtinë
Një aksident trafiku është raportuar sot në mëngjes në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
Rasti e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali, Zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.”
Sipas policisë, me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet.
Gjendja shëndetësore e të lënduarit nuk është bërë e ditur, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.