Një vajzë gjermane pranon fenë islame në Xhaminë shqiptare në Leverkusen

Sot në xhaminë “Mesxhidi Aksa” në Leverkusen një vajzë Gjermane e quajtur Lisa Golmer pranoi Islamin pranë imamit Hoxhë Hasan Baftijari.

Pasi Imami i shpjegoi rreth Islamit, u diskutua gjerë e gjatë rreth fesë islame dhe pasiqë u konstatua së me bindje dëshiron ta pranojë Islamin dhe pa imponim motra shqiptoi shehadetin-deklaraten Islame duke u bërë muslimane.

Tani e tutje Lisa dëshiron të quhet Medina.

Allahu e forcoftë, Medinën në Islam!, thuhet në njoftimin nga Xhamia-Moschee Mesxhidi Aksa në Leverkusen të Gjermanisë.

 

Lexo edhe:  Persona të maskuar sulmojnë gazetarët kosovarë te barrikada afër Çabrës