Një vajzë bie nga kati i dytë i një shkolle në Ferizaj
Një vajzë ka rënë nga kati i dytë i një shkolle dje në Ferizaj.
Siç ka njoftuar Policia ajo për shkak të lëndimeve të rënda që ka pësuar është dërguar në QKUK.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka rënë nga objekti dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
“Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana ende të pa njohura ka rënë nga kati i dytë i shkollës me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.