Një qytetar nga Shtimja gjen para dhe i dorëzon në polici

Më datë 04.01.2026, rreth orës 17:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari A. Rama, i cili ka njoftuar se në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime ka gjetur një portofol të humbur.

Në prani të zyrtarëve policorë është bërë kontrollimi i portofolit, ku janë gjetur:

– një patentë shoferi

– një letërnjoftim

– një kartelë bankare

– para në vlerë prej 90.65 euro.

Pas verifikimeve, është identifikuar pronari i portofolit, H. D., i cili është njoftuar dhe është paraqitur në stacionin policor për tërheqjen e portofolit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetarin A. Rama për veprimin e tij shembullor, ndershmërinë dhe bashkëpunimin me policinë, duke e vlerësuar këtë rast si një shembull të mirë të qytetarisë dhe përgjegjësisë shoqërore.

Lexo edhe:  Kiara për Efin: I uroj suksese, jam e lumtur që është në finale