Një qytetar e dorëzon në polici kuletën e mbushur me para

Të dielën, në Stacionin policor në Pejë, kishte shkuar qytetari me inicialet F.S., për ta dorëzuar një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Vllazёria Tabaku” në Pejë. Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale:

–              Treqind e tridhjetë e pesë euro, e njëzet pesë centë (335.25) euro

–              Njëzet (20) dollarë amerikanë

–              Kartela bankare

–              Dokumente personale.

Të gjitha gjërat e lartëcekura i janë kthyer qytetares (viktimës).

Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare

Lexo edhe:  Dyshohet se vodhi mbi 150 ‘Argeta’ në një market në Fushë Kosovë, arrestohet një 38-vjeçar