Një puntor bie në kontakt me rrymën në Gjilan, dërgohet në QKUK

Gjatë ditës së sotme një person është lënduar, pasiqë gjatë punës dyshohet se ka rënë në kontakt aksidentalisht me energjinë elektrike në Gjilan.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku bëri të ditur se pas ndihmës së parë që i është ofruar në Gjilan i lënduari është dërguar në QKUK.

“Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë, sot me 18.08.2025 rreth orës 12:03 , se një punëtor i një Kompanie  private të Gjilanit është lënduar, ai gjatë punës, dyshohet se ka rënë në kontakt aksidentalisht me energjinë elektrike.

Në vendin e ngjarjes ka dalë fillimisht një patrullë e policisë së Kosovës dhe më pastaj gjithashtu njësite relevante, zjarrfikësit, KEDS dhe mjekët nga emergjenca rajonale, për rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës.

Sipas hetimeve të para i lënduari me urgjencë është dërguar në spitalin rajonal këtu në Gjilan. Pas ndihmës së parë që i është ofruar në Gjilan i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili e ka urdhëruar policinë e Kosovës t’i hetojë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, ka thënë Hashani.

Lexo edhe:  Kërcënoi gazetarin Lirim Mehmetaj, dënohet me 2300 euro dhe kërkon falje kërcënuesi