Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në qendër të Prishtinës
Një aksident i rëndë trafiku midis një veture dhe dy motoçikletave, ka ndodhur sot në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Një person ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti. I lënduari është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Avdush Bajgora mjek në Qendren Emergjente të QKUK-së ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e të lënduarit në këtë aksident. Bajgora ka thënë për Indeksonline-n, se gjendja e tij është e rëndë.
“Pacienti i cili është aksidentuar dhe po trajtohet në Klinikën Emergjente, është në gjendje të rëndë. Ai ka lëndime trupore në kokë, unaza dhe esktremitete”, ka thënë Bajgora